Pas Korçës, Rama shkon me helikopter në Vlorë
Kryeministri Edi Rama, pasi ka vizituar Korçën, ka shkuar edhe në Vlorë. Me helikopterin e Forcave të Armatosura, mbërriti në Vlorë. Rama është ulur me helikopter në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ku e ka pritur eskorta. Brenda pak minutash, vizita në Vlorë e kryeministrit përfundoi. Rama inspektoi disa prej projekteve që po zhvillohen në sheshin e flamurit dhe pa nga afër punimet për qendrën multifunksionale, muzeun hebraik si dhe rrugën e hebrenjve.
Burimi:
opinion.al