Pas 4 ditësh i bllokuar nga ortekët, hapet aksi Theth–Bogë
Pas katër ditësh i bllokuar si pasojë e ortekëve dhe reshjeve intensive të dëborës, aksi malor Theth–Bogë është bërë sërish i kalueshëm. Zhbllokimi i rrugës u realizua pas një pune të pandërprerë gjatë gjithë natës nga ekipet në terren. Gjatë ditës së sotme, aksioni u inspektua nga Prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, së bashku me inspektorët e AKMC-së, të cilët ndoqën nga afër situatën dhe masat e marra për garantimin e sigurisë në zonë. Me përfundimin e pastrimit të segmentit të prekur, ka nisur lëvizja e mjeteve nga Thethi në drejtim të Bogës. Ndërkohë vijon puna për kriposjen dhe zgjerimin e pjesës së kalueshme, për të shmangur rreziqet nga ngricat dhe për të siguruar qarkullim normal. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e...
Burimi:
sot.com.al