Pas 11 ditësh bllokim, hapet aksi Librazhd-Përrenjas, nis qarkullimi i mjeteve drejt JugLindjes

Pas 11 ditësh bllokim, hapet aksi Librazhd-Përrenjas, nis qarkullimi i mjeteve drejt JugLindjes

Në orën 11:38 është rihapur zyrtarisht qarkullimi i automjeteve në segmentin e prekur në zonën e Dragostunjës, duke i dhënë fund bllokimit të përkohshëm që krijoi vështirësi për qindra drejtues mjetesh. Segmenti në fjalë, pjesë e aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas, ishte bërë i pakalueshëm pas dëmtimeve të shkaktuara në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Pas ndërhyrjeve intensive në terren dhe krijimit të kushteve të sigurta për lëvizje, autoritetet dhanë sinjalin për rifillimin e qarkullimit. Rihapja e këtij segmenti rikthen normalitetin në një nga arteriet më të rëndësishme rrugore që lidh Tiranën me juglindjen e vendit dhe me shtetet fqinje, duke lehtësuar ndjeshëm trafikun dhe lëvizjen e mallrave. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të respektojnë sinjalistikën dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në zonë,...