“Partitë duhet të merren vesh paraprakisht”/ Hasimja pjesë e tryezës opozitare: Duhet qeveri teknike, me qëllim…

“Partitë duhet të merren vesh paraprakisht”/ Hasimja pjesë e tryezës opozitare: Duhet qeveri teknike, me qëllim…

Politologu Ermal Hasimja ka komentuar tryezën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku u mblodhën faktorë të tjerë opozitarë. I ftuar në një studio televizive Hasimja komentoi mungesën e Adriatik Lapajt, Agron Shehajt dhe Arlind Qorit në tryezë, tha se në këto tryeza, të thirrura nga një parti politike, është e vështirë që të shkojnë edhe partitë e tjera. Hasimja shtoi se tryeza e thirrur nga Berisha është në kuadër të përpjekjeve të shtuara të opozitës për gjetjen e një emëruesi të përbashkët për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. “Ka një lloj vështirësie kur një parti fton partitë e tjera, është vështirë në fakt që edhe të vijnë. Unë kam qenë edhe në tryezën e thirrur nga Partia Mundësia dhe i njëjti problem...