Partia Mundësia themelon Forumin e Gruas, thirrje kombëtare për çdo grua dhe vajzë në Shqipëri
Partia Mundësia do të mbajë këtë të shtunë konventën themeluese të Forumit të Gruas “Gratë e Mundësisë”. Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda deklaroi se ky forum synon të bashkojë gratë dhe vajzat që duan të ndërtojnë jetën, familjen dhe karrierën e tyre në Shqipëri. Doda njofton se forumi i gruas i Partisë Mundësia do të themelohet të shtunën, më 28 mars në orën 18:00 në Hotel Rogner. “Orjana ka katër fëmijë, një e ka me vete sot. Unë do të bëhem me një së shpejti dhe shpesh diskutojmë bashkë se ku do t’i rrisim fëmijët tanë. Dhe të dyja duam që t’i rrisim në Shqipëri. Prandaj kemi vendosur që të bashkohemi me të gjithë gratë e...
Burimi:
sot.com.al