“Parlamenti po bën grusht shteti”/ Seanca plenare, Berisha: Mandati po kthehet në parzmore të vjedhjes së ‘Lubisë’
Kreu i Partisë Demokratike, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se Kuvendi po kryen grusht shteti me hedhjen poshtë të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku. Ai u shpreh se mandatet po kthehen në mburojë dhe parzmore të mbrojtjes së vjedhjeve të kryera. “Kuvendi çdo moment nxin për aktin anti kushtetues dhe shndërrimin e mandative të krimit në parzmore të vjedhjeve. Ky Parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e delinkuentes Balluku.
Burimi:
sot.com.al