Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë së Kamzës. Kryebashkiaku Rakip Suli prezantoi të gjithë projektin e përfunduar, ku bëhet fjalë për një park prej 84 hektarësh, kënde lojërash, mol si dhe një amfiteatër. Ndër të tjera, Rakip Suli tha se ka një interes të madh për ndërtime private, të cilët janë menduar jo më shumë se 3 katë në afërsi të parkut. “Mbështetje e jashtëzakonshme nga ju kryeministër për bashkinë e Kamzës. Është viti i 3 sepse ke qenë disa herë dhe askush nuk e imagjinon që ky park është ndërtuar nga e para prej 84 hektarësh me ambiente sportive, mol, amfiteatër. E kemi mbushur me rreth 80 mijë pemë. Pedonalja rreth e përqark është 5.2 kilometër. Ndërtimin...
Burimi:
opinion.al