Parkimi i dyfishtë dhe zaptimi i hapësirës publike, Policia aksion në Vlorë, bllokohen disa automjete
Pas vendimit për ashpërsimin e masave ndaj drejtuesve të automjeteve që parkojnë në mënyrë të dyfishtë ose në hapësira që cenojnë qarkullimin dhe hapësirën publike, strukturat e Policisë së Vlorës kanë nisur një aksion të gjerë kontrolli në të gjithë territorin e qytetit. Në terren kanë zbritur njëkohësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Forcat “Shqiponja”, Policia e Qarkullimit Rrugor dhe shërbimet e rendit, duke zhvilluar kontrolle të përqendruara në zonat më problematike. Fokusi i ndërhyrjes ka qenë kryesisht në akset kryesore, në rrugët e brendshme me fluks të lartë lëvizjeje, pranë institucioneve publike, shkollave, spitaleve dhe zonave tregtare, ku parkimi i paligjshëm ka krijuar vazhdimisht bllokime, vështirësi për këmbësorët dhe rrezik për sigurinë rrugore. Sipas të dhënave paraprake, gjatë ditëve të para të aksionit janë vendosur...
Burimi:
sot.com.al