Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet pothuajse 50 MW në njësinë administrative Mesopotam, Bistricë, Bashkia Finiq. Projekti do të realizohet nga kompania private “GREENSOL” sh.p.k. dhe do të operojë për plot 49 vjet, një afat që praktikisht i jep investitorit kontroll afatgjatë mbi territorin dhe burimin energjetik. Edhe pse projekti prezantohet si investim në energji të rinovueshme, vendimi ngre një sërë pikëpyetjesh për interesin publik dhe përfitimet reale për komunitetin lokal. Sipas VKM-së, kompania nuk përfiton mbështetje shtetërore dhe nuk është objekt koncesioni, por në praktikë i jepet e drejta e shfrytëzimit për gati gjysmë shekulli, ndërsa shteti përfiton vetëm 2% të prodhimit vjetor të energjisë në formë royalty. Ndërtimi i centralit pritet të zgjasë deri në 36 muaj,...