‘Paratë nuk shkojnë për kanale, por për fantazma luksi’/ Situata e përmbytjeve, Tabaku: Fondi për Emergjencat Civile…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë për keq menaxhimin gjendjes në të cilën ndodhen qindra banorë në qytetet e vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se shqiptarët çdo vit përballen me të njëjtat probleme, zjarre në verë dhe përmbytje në dimër dhe sipas saj, fajtor nuk është vetëm moti, por politika e qeverisë. Ajo thekson se qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të fondit për kanalizime dhe ujitje, ndërkohë që fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se tre kontrata inceneratorësh. “Por natyra nuk mund të jetë më alibi, kur qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të buxhetit për kanalizime dhe ujitje, dhe kur fondi për...
Burimi:
sot.com.al