Parashikimi i motit për sot, 20 mars 2026
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.
Burimi:
sot.com.al