Parandalohet ngjarja kriminale, kapet duke transportuar minë me telekomandë 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Parandalohet ngjarja kriminale, kapet duke transportuar minë me telekomandë 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Vaun e Dejës, pasi po transportonte një minë me telekomandë. Sipas uniformave blu, ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve policore bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, Policia ndaloi për kontroll automjetin me të cilin lëvizte i dyshuari. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një minë me telekomandë, e lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Po ashtu u sekuestruan automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte një minë me...