Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në fshatin Lulëzim, Memaliaj. Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, se do ta vriste, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, që u gjetë gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në Komisariatin e Policisë Tepelenë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 53 vjeç, banues...
Burimi:
sot.com.al