Parandalohet atentati? Policia gjen 2 makina dhe tre bidona benzine, do përdoreshin…

Parandalohet atentati? Policia gjen 2 makina dhe tre bidona benzine, do përdoreshin…

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia në Vlorë. Ditën e djeshme, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, për dy automjete që dyshohej se do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje kriminale. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje, në fshatin Babicë e Madhe, dy automjete të dyshuara të vjedhura, konkretisht: -një automjet tip “Nissan”, me targa të huaja; -një automjet tip “Audi Q5”, me targa të huaja; si dhe 3 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Automjetet dhe provat e tjera...