“Paralizohet” juglindja, bllokohet rruga lidhëse mes Librazhdit dhe Prrenjasit, fundoset ura, shemben shtylla dhe…
Juglindja e vendit ka mbetur në izolim, pasi prej mesditës së kësaj të shtune është bllokuar qarkullimi në rrugën nacionale “Librazhd-Pogradec”. Ky është një aks jetik që lidh Korçën, Pogradecin e gjithë juglindjen me Elbasanin e Tiranën. Po kështu janë paralizuar lëvizjet drejt doganave në Qafë-Thanë dhe Kapshticë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndaluar lëvizjen e automjeteve, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë, për shkak se rruga ka çeduar për shkak të gërryerjes nga lumi Shkumbin. Pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve për shkak të përkeqësimit të gjendjes, autoritetet kanë marrë një vendim edhe më drastik: është ndaluar plotësisht edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe i mjeteve të emergjencës – zjarrfikëse, polici dhe ambulanca – në segmentin e dëmtuar. Për shkak të trafikut të rënduar, si pasojë...
Burimi:
sot.com.al