Paralajmëron Ambasada e SHBA në Tiranë: Martesa për dokumente emigracioni dënohet

Paralajmëron Ambasada e SHBA në Tiranë: Martesa për dokumente emigracioni dënohet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me përpjekjet për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave, duke paralajmëruar se praktika të tilla përbëjnë shkelje të rënda ligjore. Në njoftimin e saj, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës konsiderohet krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe shoqërohet me pasoja serioze ligjore për personat e përfshirë. “Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze,” thekson Ambasada. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore të emigracionit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. “Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.” përfundon mesazhi i Ambasadës.