Paralajmërimet e Ahmetajt dhe si u zhduk koleksioni i Agasit nga kantina e verës

Paralajmërimet e Ahmetajt dhe si u zhduk koleksioni i Agasit nga kantina e verës

Boshatisja e një kantine vere të bllokuar gjatë operacionit për kapjen e Ergys Agasit, hapi një dritare tjetër të vogël, nga ku dallohet jeta e luksit të qeveritarëve tanë. Ajo tregon se pas fasadës së reformave, pas fjalimeve për shtet dhe ligj, fshihet një univers tjetër, ai i privilegjit, i shijeve të shtrenjta dhe i qejfeve, që fantazia e shumicës së qytetarëve e ka të vështirë ta perceptojë. Kjo është Shqipëria e atyre që shpenzojnë 4 milion euro për një kopsht me lule apo 800 mijë euro vetëm për fustane, dhe ku një shishe verë mund të kushtojë më shumë se 33 mijë euro. Prandaj, ngjall kureshtje lajmi për zhdukjen e një koleksioni me shishe të verës së shtrenjtë, nga një kantinë në pronësi të...