Paraburgimi si “zgjedhja e parë”, rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

Paraburgimi si “zgjedhja e parë”, rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

Reflektim parimor mbi individualizimin, proporcionalitetin dhe alternativat ndaj paraburgimit, në dritën e jurisprudencës së GJEDNJ për Shqipërinë Hyrje: Paraburgimi është një ndër çështjet më të ndjeshme në një shtet të së drejtës, sepse prek njëkohësisht praktikën gjyqësore të përditshme, politikën penale, perceptimin publik për kriminalitetin dhe raportin me standardet europiane. Mënyra si përdoret paraburgimi shërben si tregues i drejtpërdrejtë i cilësisë së kontrollit gjyqësor mbi lirinë personale, që verifikohet nga niveli i individualizimit të vlerësimit, nga provueshmëria e rrezikut të pretenduar dhe nga zbatimi real i alternativave. Në Shqipëri, kjo temë merr peshë të veçantë jo vetëm për shkak të ndjeshmërisë shoqërore ndaj kriminalitetit, por edhe sepse standardi i masave të sigurimit është një “provë” e përditshme e funksionimit të shtetit të së drejtës. Kur...