Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Pamjet/ Përmbytjet nuk kanë kursyer as varrezat e fshatit Jubë në Durrës
Përmbytjet e fundit nuk kanë kursyer as varrezat e fshatit Jubë në Durrës Uji ka mbuluar të gjithë territorin, ndërsa banorët, që po vuajnë edhe vetë pasojat e përmbytjeve, nuk kanë mundur të kujdesen për banesat e fundit të të afërmve. Prej katër ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, fillimisht me reshje të dendura shiu dhe më pas me dëborë dhe ngrica. Deri më tani janë 1587 banesa dhe 13211 hektarë tokë të përmbytura.