Pamjet e arratisjes së Altin Ndocit/ 6 sekonda i mjaftuan të ‘zhduket’ nga spitali i Durrësit
Janë publikuar pamjet nga momenti i arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali Infektiv i Durrësit. Në videot e siguruara nga Euronews Albania, ai shihet teksa vrapon me shpejtësi mes automjeteve të parkuara në ambientet e spitalit, duke u larguar nga fusha e kamerave të sigurisë. Kamerat kanë fiksuar vetëm disa sekonda të momentit kritik, përpara se Ndoci të zhdukej pa lënë gjurmë. Ngjarja ndodhi këtë të martë, kur Ndoci ishte shoqëruar nga dy efektivë të policisë së burgjeve për të kryer analiza dhe ekzaminime mjekësore. Sipas burimeve hetimore, gjatë kryerjes së procedurave, ai ka përfituar nga momenti dhe ka sulmuar efektivët që po e ruanin jashtë laboratorit, duke arritur të largohet. Gjatë arratisjes raportohet se janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa ende...
Burimi:
ntv.al