Pamje tronditëse nga aksidenti te Ura e Dajlanit, makina ‘fluturoi’ 50 metra dhe përfundoi në një dyqan lulesh

Pamje tronditëse nga aksidenti te Ura e Dajlanit, makina ‘fluturoi’ 50 metra dhe përfundoi në një dyqan lulesh

Pamjet e siguruara mëngjesin e sotëm nga vendngjarja zbulojnë detaje tronditëse nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme te Ura e Dajlanit, në Durrës, ku humbi jetën një vajzë 18-vjeçare. Sipas informacionit paraprak, automjeti ka ardhur nga degëzimi i rrugës që të çon drejt plazhit, ku fillimisht është përplasur me bordurat ndarëse. Nga forca e përplasjes, makina ka “fluturuar” për rreth 50 metra, duke rënë në rrugën poshtë mbikalimit. Automjeti ka përfunduar më pas në një dyqan lulesh, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa pamjet tregojnë qartë shkatërrimin e plotë të mjetit dhe pasojat e rënda të përplasjes. Nga aksidenti tragjik humbi jetën pasagjerja 18-vjeçare, ndërsa shoferi dhe dy këmbësorë mbetën të plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia po vijon...