Pamje dramatike nga Vlora! Vjosa doli nga shtrati, qindra hektarë nën pushtetin e ujit

Pamje dramatike nga Vlora! Vjosa doli nga shtrati, qindra hektarë nën pushtetin e ujit

Pamje me dron nga Vlora e përmbytur pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Në video shihet se si qindra hektarë tokë bujqësore janë të mbuluara nga uji. Kujtojmë se situate si pasojë e motit të keq ka qenë problematike në disa qarqe të vendit, ku uji ka përmbytur rrugë, banesa dhe biznese. Ndërkohë, ditën e djeshme u dha urdhër për evakuimin e banorëve nga banesat e tyre në Durrës, konkretisht për zonën e Sukthit dhe Katundin e Ri, por edhe Novoselë, në Vlorë dhe zonën e Ferrasit në Fier.