Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me lajmet për shitjen e veprave të Edi Ramës, në mënyrë për të justifikuar pasurinë. Por sipas deputetit, veprat e artit janë mënyra më e zakonshme për të pastruar paratë. Paloka i bën thirrje SPAK që të ndjekë paranë, nëse do që të zbardhë korrupsion e Ramës. Reagimi i deputetit të PD, Edi Paloka: Një nga mënyrat më të rëndomta të pastrimit të parave nga mafia është shitblerja e veprave të artit, për arsyen e thjeshtë se çmimi i tyre caktohet sipas ‘dëshirës’! Kështu, ‘vepra arti’ që nuk kanë asnjë vlerë reale, shiten me mijëra e dhjetëra mijëra euro e qindra mijëra euro. ‘Blihen’ nga ata që duhet t’i kalojnë paratë e pista ‘autorit’ (para krimi...