Paketa e Maleve, Ministri Demo: Miratuam zonat prioritare për 8 bashki
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka njoftuar pas mbledhjes së qeverisë miratimin e zonave prioritare për 8 bashki lidhur me Paketën e Maleve. “Kemi miratuar zonat prioritare për 8 bashki për paketën e maleve. Mirditë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat, Dimal, Librazhd janë gati që të vazhdojnë me procedurat për trajtimin e kërkesave për përfitimin nga paketa; bashki të cilat i kanë të miratuara zonat prioritare janë në fazën e ekzaminimit të kërkesave që kanë kaluar filtrat e kontrollit. Paketa e maleve po ecën me shpejtësi të konsiderueshme; mbi gjysmën e bashkive u kemi kaluar zonat prioritare dhe do të vijojmë në javët në vijim”, tha Demo. Demo gjithashtu u pyet dhe për vijim e Komisionit të Posaçëm për hartimin e reformës së...
Burimi:
opinion.al