Pakësohen reshjet në Lezhë e Kurbin, evakuohen 8 familje, 150 banesa të rrethuara nga uji

Pakësohen reshjet në Lezhë e Kurbin, evakuohen 8 familje, 150 banesa të rrethuara nga uji

Gjatë natës, në Lezhë dhe Kurbin ka patur reshje në intensitet të ulët, çka ka ndikuar në përmirësimin e situatës. Uji është tërhequr në pjesën më të madhe të zonave urbane, e po ashtu ka rënie të nivelit të prurjeve në lumenjtë, Drin dhe Gjadër. Në Kurbin janë evakuar rreth 8 familje, ndërsa sipërfaqja e përmbytur në të gjithë qarkun është rreth 2600 hektarë, ndërsa 150 banesa janë të rrethuara nga uji.