Pak minuta para protestës kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me brohorima nga simpatizantët
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë qendrore të PD-së pak minuta para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita. Ai u prit me brohorima dhe thirrje mbështetëse nga simpatizantët e pranishëm, ndërsa atmosfera në selinë blu u shoqërua me tension dhe pritshmëri për tubimin që do të zhvillohet para Kryeministrisë. Pritet që pas pak momentesh Berisha së bashku me drejtues të tjerë të partisë dhe protestues të tjerë t’i drejtohen sheshit para Kryeministrisë.
Burimi:
sot.com.al