Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?

Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?

Kryeministri Edi Rama vijon polemikat në distancë me sistemin e drejtësisë, pasi akuzon prokurët e gjyqtarët që duan të rritin rrogat e tyre me vendim gjykate. Pas daljes së tij në mëngjes në një videomesazh në Facebook, ku e quajti absurde kërkesën e gjyqtarëve, reagoi Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë duke thënë se retorika e Ramës nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës. “Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!! Pra, orvatja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat...