Pacientët e Onkologjikut thirrje Ramës: Jemi 3 ditë pa rreze, po luftojmë me kancerin

Pacientët e Onkologjikut thirrje Ramës: Jemi 3 ditë pa rreze, po luftojmë me kancerin

Prej 3 ditësh në spitalin Onkologjik nuk bëhen rrezet për personat të cilët vuajnë nga kanceri. Sipas gazetarit Osman Stafa, prej 3 ditësh 2 akserelatorët e vetëm që ndodhen në atë spital, nuk punojnë. Kjo për shkak se njërit prej bunkerëve i është prishur dera dhe tjetri ka probleme me funksionalitetin. Ai u shpreh gjithashtu se janë rreth 100 pacientë në ditë që shkojnë në spitalin Onkologjik për të bërë radioterapi (rreze), siç e parashikon edhe protokolli. 2 pacientë të cilët folën për “News 24” thanë se ndodhen në një situatë të vështirë, për shkak se lufta e tyre ndaj kancerit është ndalur. “Erdha dje, aparati i prishur. Erdha sot, aparati i prishur. Edhe sa do vuaj unë, paguaj makinë, të më marrë, të më...