‘Pa ujë, pa drita, pa rrugë’, banorët e Këlcyrës shpërthejnë në protestë, paralajmërojnë bllokimin e aksit nacional

‘Pa ujë, pa drita, pa rrugë’, banorët e Këlcyrës shpërthejnë në protestë, paralajmërojnë bllokimin e aksit nacional

Banorët e fshatrave të Këlcyrës protestuan këtë të enjte para bashkisë për mungesën e ujit të pijshëm, energjisë elektrike dhe rrugët e amortizuara. Ata shprehen se kanë protestuar edhe më herët, por s’ka pasur asnjë reagim nga OSHEE dhe Ujësjellës-Kanalizimet. “Janë bllokuar të gjitha rrugët. Ujërat na kanë zbritur nëpër toka, as nuk mbjellim as nuk korrim dot. Duam të takojmë kryetarin të na japë një shpjegim. Të na thotë kur do vijë apo nuk do vijë fare se ngelëm duke kërkuar rrugë, ujë, drita si këtu e 30 vite përpara”, tha një banor. Në protestën e radhës, banorët paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje, do të bllokojnë aksin nacional Këlcyrë–Përmet. “Rrugët e fshatit, uji po prish tokat, nuk na japin shpjegim. Dritat,...