Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Pa logo”/ Berisha i bëri ftesë, Lapaj e refuzon: Protesto si qytetar, lëre partinë te selia!
Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, i është përgjigjur negativisht ftesës së Berishës për të qenë pjesë e protestës së Partisë Demokratike të hënën e 22 dhjetorit. Përmes një lidhjeje live nga sheshi jashtë Kryeministrisë , Lapaj tha se kushdo që e ka seriozisht rrëzimin e Ramës, duhet të protestojë si qytetar i thjeshtë, pa logo partie. Ai tha se të gjithë faktorët politikë që kërkojnë rrëzimin e Ramës, mund të dalin në shesh dhe të bashkohen rreth një kauze të përbashkët, asaj për demokratizimin e Shqipërisë. “E vetmja mënyrë është që secili nga ne partinë ta lërë te selia, flamurin e partisë te selia, se asnjë nuk e mund dot me partinë e vetë dhe këtu të zbresë si qytetar pa logo, pa...