“Ose na dorëzo shtëpinë, ose…”/ I ati i mori 15 mijë euro për blerjen e një banese, 3 persona dhunojnë 49-vjeçarin

“Ose na dorëzo shtëpinë, ose…”/ I ati i mori 15 mijë euro për blerjen e një banese, 3 persona dhunojnë 49-vjeçarin

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar banues në Kavajë, i cili dyshohet se në bashkëpunim me 2 persona të tjerë të paidentifikuar kanë dhunuar një 49-vjeçar. Sipas Policisë, këta tre persona i kanë kërkuar 49-vjeçarit që të dorëzojë banesën e babait të tij të nderjë, ose të kthejë mbrapsht shumën prej 15 mijë eurosh, të cilën i ati i tij dyshohet se ia kishte marrë njërit prej këtyre personave, me qëllim blerjen e banesës. Pasi ndërroi jetë, dyshohet se ky borxh kishte mbetur pa u shlyer, çka solli edhe konfliktin mes këtyre personave. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë....