Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Ordinere, del bën moral”/ E akuzuar për vjedhjen e mln eurove, qytetarët e revoltuar ‘gozhdojnë’ Ballukun: Hajdute…
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postuar në rrjetet sociale, që pas marrjes zyrtarisht si e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Balluku ishte shfaqur vetëm duke hyrë në zyrën e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që SPAK avancoi me akuzat ndaj saj, duke i kërkuar heqjen e imunitetit të deputetes në Parlament dhe hapjen kështu të rrugës për ta arrestuar. Edhe pse publikimi i akuzave zyrtare të SPAK për vjedhje të 50 milionë eurove me tunelin e Llogarisë, apo abuzimi me të gjitha tenderat e loteve të Unazës së Madhe, ka trazuar opinionin publik dhe të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e saj, por zv.kryeministrja vazhdon të qëndrojë në zyrë. Një ditë më parë...