Opozita njofton datën e protestës tjetër
Partia Demokratike do të organizojë protestën e radhës ditën e shtunë, më 28 shkurt. Sali Berisha, e ka bërë të ditur këtë datë në një mesazh drejtuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike. “Duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt”, lexohet në mesazhin e Berishës. Mesazh Drejtuar të Gjitha Strukturave të Partisë Demokratike Drejtuar: Anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve të PD-së, deputetëve të grupit parlamentar, kryetarëve dhe këshilltarëve të bashkive,...
Burimi:
argjiroja.net