OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”…

OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”…

Prej vitesh tashmë, “21 janari” po ngjan përherë e më shumë me “9 janarin”. Në të njëjtin muaj por në vite të ndryshme, 2011 dhe 2004, këto ngjarje bashkohen nga fati i njëjtë: Konsiderohen sot e kësaj dite të pazbardhura nga familjarët por jo vetëm! Në 2011- ën u vranë nga shteti në mes të kryeqytetit 4 persona, në 2004- ën u vranë nga neglizhenca dhe mosverpimi i shtetit 28 persona, pjesa më e madhe nga rajoni i Shkodrës.Vit pas viti familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi. Me të njëjtën frekuencë, sidomos në prag zgjedhjesh, premtohet zbardhje e këtyre ngjarjeve tragjike që shënjuan jetët e shumë shqiptarëve. Ndërsa për “9 janarin” e Otrantos duket se shpresat janë të pakta edhe për shkak të parashkrimit të veprave...