Operatori merr flakë nga hedhja e molotovit gjatë protestës së opozitës para parlamentit
Një incident ka ndodhur gjatë protestës së opozitës para parlamentit. Teksa operatori i televizionit News24, Aldo Kashri ka qenë duke raportuar protestuesit kanë hedhur molotov. Operatori ka mbetur i lënduar, pasi ka marrë flakë edhe pse ndodhej mbi makinë. Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala tha se ai po merr trajtim mjekësor. “Ajo çfarë ndodhi para kuvendit ishte një moment i vështirë. Ndër të tjera edhe një punonjës i neës24 ka pësuar lëndime të rëndë gjatë kohës që është hedhur molotov. Ai është duke marrë shërbim shëndetësor”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Burimi:
sot.com.al