Operacioni i SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at, ndryshohet masa e sigurisë për katër personat
Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masat e sigurisë për katër personat e arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në kryeqytet. Pasi u arrestuan e mbetën në burg, punonjësit e call center-it që akuzohen për mashtrim kompjuterik, Elis Merkaj, Endri Gjata, Remir Gjoligaj dhe David Qerimi, u lanë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 24.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 7 akti, datë 19.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve E.M, E.Gj, R.Gj, K.K dhe H.Xh dhe D.Q: “Ankim kundër vendimit nr. 3, datë 19.01.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për...
Burimi:
ntv.al