OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah nga India është i ulët, pa shenja përhapjeje

OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah nga India është i ulët, pa shenja përhapjeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri me dije këtë të premte se rreziku i përhapjes së virusit Nipah, pas konfirmimit të dy rasteve në Indi, konsiderohet i ulët në nivel kombëtar, rajonal dhe global. Asnjë nga më shumë se 190 personat që vunë kontakt me të infektuarit nuk ka rezultuar pozitiv ose ka shfaqur simptoma të sëmundjes. OBSH vuri në dukje se të dy pacientët janë të shtruar në spital dhe gjendja e njërit prej tyre është duke u përmirësuar. Asnjë prej tyre nuk udhëtoi ndërsa kishte simptoma, gjë që ndihmon në kufizimin e transmetimit. Disa vende aziatike si Hong Kong, Malajzia, Singapori, Tajlanda dhe Vietname kanë rritur kontrollet në aeroporte si masë paraprake pas raportimeve për infeksionet, por OBSH nuk ka gjetur prova shqetësuese të...