Nuk paraqitej rregullisht në punë për të ndjekur studimet, Bizhga pezullon nga detyra Ulian Shpatarakun

Nuk paraqitej rregullisht në punë për të ndjekur studimet, Bizhga pezullon nga detyra Ulian Shpatarakun

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka pezulluar nga detyra Ulian Shpatarakun, me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit. Pezullimi i tij është marrë për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale. Mësohet se Shpataraku është aktualisht duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë, por dyshohet se, me argumentin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në punë. Për këtë, ka ekzistuar një urdhër i qartë nga Drejtori i Përgjithshëm që studimet master të ndiqen jashtë orarit zyrtar të punës, çka sipas Policisë përbën shkelje në rast të mosrespektimit.