Nuk ka transferim/ Burgjet refuzojnë lëvizjen e të fortit të Niklës nga burgu Nr.313
Durim Bami, do vijojë të qëndrojë në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë dhe për sigurinë e tij fizike, do kujdeset shërbimi policor i burgjeve pranë këtij institucioni. Ky është vendimi i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila refuzoi kërkesën e të arrestuarit, Durim Bami, për tu transferuar në ambjentet e IEVP-ë Fushë-Krujë, zonë kjo ku influenca e Durim Bamit është e madhe. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se vendimi për refuzim të kërkesës për transferim vjen për shkaqe të ndryshme, ku më kryesorja është ajo e mosgarantimin të transportit çdo javë nga burgu i Fushë-Krujës në ambientet e Gjykatës së Posaçme SPAK. Pikërisht në këtë gjykatë ndaj Durim Bamit dhe personave të tjerë ka filluar procesi gjyqësor, dhe nisur nga kjo...
Burimi:
ntv.al