“Nuk ka pasur vonesa…”/ Rasti i shtetasit Ilir Paja, Ministria e Drejtësisë: Pretendimet mediatike janë të pavërteta

“Nuk ka pasur vonesa…”/ Rasti i shtetasit Ilir Paja, Ministria e Drejtësisë: Pretendimet mediatike janë të pavërteta

Referuar disa raportimeve mediatike mbi rastin e procedurës së njohjes dhe ekzekutimit të vendimit penal italian të dhënë ndaj shtetasit Ilir Paja, Ministria e Drejtësisë sqaron mediat dhe opinionin publik, se pretendimet për mosveprim, neglizhencë apo vonesa nga institucioni jonë, janë kategorikisht të pavërteta. Faktet zyrtare dëshmojnë se, që prej nisjes së procedurës në vitin 2022, Ministria ka vepruar në mënyrë të vazhdueshme, të dokumentuar dhe pa asnjë vonesë, duke përcjellë çdo kërkesë të Gjykatës së Apelit pranë autoriteteve italiane, si dhe duke transmetuar menjëherë çdo informacion dhe akt plotësues të mbërritur, në përputhje të plotë me legjislacionin penal vendas dhe detyrimet ndërkombëtare. Referuar këtij rasti, bëjmë me dije se procedura e njohjes së vendimit penal italian të dhënë ndaj shtetasit Ilir Paja ka filluar...