“Nuk ka gjoba me urdhër për shoferët”, Policia e Shtetit përgenjeshtron kryetarin e Sindikatës Sadetin Fishta

“Nuk ka gjoba me urdhër për shoferët”, Policia e Shtetit përgenjeshtron kryetarin e Sindikatës Sadetin Fishta

Disa ditë më parë, kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, deklaroi se punonjësit e policisë duhet të vendosin me urdhër sa më shumë gjoba për shoferët, përndryshe kërcënohen për transferime apo ulje në detyrë. Ditën e sotme, nga Policia e Shtetit ka ardhur përgenjeshtrimi zyrtar. “Sqarojmë se deklarata publike e bërë nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta se punonjësit e Policisë kanë urdhër të plotësojnë sa më shumë masa administrative pasi në rast se nuk plotësojnë numrin e kërkuar kërcënohen për transferime apo ulje në detyrë, është tërësisht e pavërtetë. Theksojmë për qytetarët dhe opinionin publik se nuk ka asnjë urdhër të tillë për të plotësuar një numër të caktuar masash administrative. Masat administrative, ashtu si fushatat sensibilizuese...