“Nuk ka Europë pa demokraci”/ Bumçi reagon ashpër: Një narko-shtet nuk mund të hyjë në familjen europiane

“Nuk ka Europë pa demokraci”/ Bumçi reagon ashpër: Një narko-shtet nuk mund të hyjë në familjen europiane

Në një lidhje televizive, Aldo Bumçi tha se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë pas 13 viteve qeverisje të Edi Ramës. Sipas tij, kjo periudhë ka dëmtuar vendin më shumë se çdo qeverisje tjetër që nga rënia e komunizmit dhe ka shkatërruar një mundësi të artë për integrimin e shpejtë në Bashkimin Europian. Bumçi shpjegoi se vendi tani perceptohet si një “narko-shtet”, për shkak të lidhjeve të trafikut të drogës me korrupsionin masiv dhe dhunimin e proceseve zgjedhore. Ai theksoi se SHBA-të prej një viti theksojnë nevojën urgjente për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. “Lufta në Ukrainë krijoi një korsi të shpejtë drejt BE-së për Ballkanin Perëndimor, por Shqipëria e ka djegur këtë mundësi me rrënimin e institucioneve dhe...