Nuk ka dakortësi/ Vijojnë sërish tensionet në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë
Vijojnë protestat e banorëve të Baks-Rrjollit, të cilët prej më shumë se tre javësh po kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në zonën e tyre. Edhe këtë të mërkurë ka pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, që kanë rrethuar kantierin e ndërtimit. Banorët kanë tentuar të ndalojnë punimet, por policia i ka larguar, duke shtyrë edhe gratë që ishin afruar në vendngjarje, gjë që ka acaruar situatën. Gjatë përplasjeve, një person ka humbur ndjenjat dhe ka përfunduar në tokë pa ndjenja, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme mjekësore. Banorët insistojnë se janë pronarë autoktonë të tokave dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të mbrojtur të drejtat e tyre, ndërsa tensionet në zonë vazhdojnë pa një zgjidhje të menjëhershme.
Burimi:
sot.com.al