‘Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD’, Salianji: Term i përdorur nga ata që kanë frikë dhe..

‘Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD’, Salianji: Term i përdorur nga ata që kanë frikë dhe..

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në një emision televiziv ka reaguar ndaj deklaratave të lidershipit të PD-së që e kanë cilësuar atë si të “vetëpërjashtuar”, në kohën kur ai ka nisur një lëvizje me demokratët në të gjithë Shqipërinë. Salianji e cilësoi “vetëpërjashtimin” si një term politik të përdorur nga ata që, sipas tij, janë të frikësuar dhe të konfuzuar përballë një lëvizjeje që rrezikon pozicionet e tyre. “Vetëpërjashtimi është një term që përdoret kur ke frikë të madhe, konfuzion dhe je trembur nga një lëvizje që të rrezikon pozicionin. Statuti i PD-së, për shkak të problemeve të mëparshme, e ka hequr përjashtimin. Nuk përjashtohesh nga PD nëse nuk ka një akt formal, qoftë edhe nga kryetari. Vetëpërjashtimi është kur ikën vetë...