“Nuk ishte krim pasioni, është abuzuar”, gazetari sqaron ngjarjen e rëndë
Gazetari, Igli Çelmeta, tregoi detaje nga vrasja e 31-vjeçarit Egli Pashollari. “Është abuzuar shumë, sidomos në rastin e vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari, që ndodhi në zonën e ish-Parkut, pranë banesës së viktimës. U tha fillimisht se 31-vjeçari u vra me thikë për shkak se kishte ngacmuar bashkëshorten e autorit. Kjo nuk është e vërtetë. Nga komunikimet që kam pasur, ishte person i respektuar nga komuniteti i asaj zone, pa probleme. Ditën që ka ndodhur ngjarja e rëndë, Egli Pashollari ka qenë me agjërim. 31-vjeçari ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij në zonën ku banonte dhe para makinës së tij ka qenë i parkuar me bllokazh autori i krimit, teksa po priste bashkëshorten të dilte nga puna. Aty ka nisur konflikti, sepse Egli...
Burimi:
sot.com.al