‘Nuk i braktisa fëmijët’, flet nëna e tre fëmijëve në Durrës: Është kurth nga ish-vjehrra
Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm në shtëpi nga një fqinj, duke ngritur dyshime për braktisje. Sipas nënës së tyre, Blerinës, situata nuk ishte braktisje, por një pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme. “Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Jam e divorcuar prej 5 vjetësh dhe punoj banaliere. Të tre fëmijët i lë së bashku kur shkoj në punë sepse paghem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qera. Nuk kam mundësi të rri me ta gjatë gjithë kohës, por kurrë nuk i braktis,” shpjegon Blerina për News24. Ajo akuzon ish-vjehrrën se i ka hyrë pa leje në shtëpi dhe ka ndikuar...
Burimi:
sot.com.al