“NUK është fatkeqësi natyrore, por pasojë direkte e korrupsionit”/ Denoncon Xhixho: 1.1 miliard euro, janë ‘shembur’

“NUK është fatkeqësi natyrore, por pasojë direkte e korrupsionit”/ Denoncon Xhixho: 1.1 miliard euro, janë ‘shembur’

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, akuzoi qeverinë për shpërdorim masiv fondesh në infrastrukturë, ndërhyrje në drejtësi dhe mbrojtje politike të zyrtarëve të përfshirë në afera, duke paralajmëruar reagim opozitar më 28 shkurt. Erisa Xhixho: Jam sot para jush për të dënuar me forcë mungesën e përgjegjësisë për rrugët që po shemben njëra pas tjetrës, duke i lënë qytetarët të bllokuar, të braktisur dhe pa asnjë zgjidhje nga një qeveri që ka humbur çdo lidhje me realitetin e përditshëm të shqiptarëve. Mijëra qytetarë janë lënë në mëshirë të fatit në rrugë të bllokuara: fëmijë, të moshuar, të sëmurë që nuk arrijnë dot në spitale, familje që nuk arrijnë në shtëpitë e tyre dhe biznese që po humbasin çdo ditë nga një situatë që...