“Nuk e marrim përsipër protestën e PD”, Koçiu shpjegon deklaratën e policisë

“Nuk e marrim përsipër protestën e PD”, Koçiu shpjegon deklaratën e policisë

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, tha se Policia e Shtetit nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar të premten pasdite protestë është marrë për shkak të akteve të dhunës të kryera në dy protestat e mëparshme “Protestat janë e drejtë kushtetuese. Sa i përket faktit që policia e shtetit nuk e ka miratuar zhvillimin e protestës, patjetër që është procedurë që është e lidhur drejtpërdrejt me dy protestat e kaluara, duke pasur në konsideratë veprimet e dhunshme që janë regjistruar”, tha Koçiu. Megjithatë, ajo shtoi se autoritetet do të jenë në krye të detyrës. “Policia e Shtetit ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë. Si të jetë protestë me leje, si të jetë pa leje, kushdo që kryen veprim që dënohet...