“Nuk barazohet Rama me Berishën”, Kaso për thirrjet e qytetarëve: Janë vite dritë larg njëri-tjetrit
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar një pjesë të thirrjeve në protestën qytetare, ku brohoritet: “Rama në burg! Berisha në burg”. I pyetur se si ndihet kur dëgjon slogane të tilla, Kaso tha se nuk mund të vendoset një paralelizëm mes kërkesës kryesore të protestuesve për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe thirrjeve që, sipas tij, janë sporadike dhe të izoluara kundër liderit të opozitës. I ftuar në një studio televizive , Kaso thotë se Rama dhe Berisha janë vite dritë larg njëri-tjetrit. “Së pari nuk vihet një paralelizëm midis asaj që është kërkesa kryesore e protestuesve, dorëheqjes së Ramës dhe qeverisë së tij, për t’i hapur rrugë një farë stabiliteti politik, ndryshimit të rregullave të lojës, me disa thirrje sporadike kundër liderit...
Burimi:
sot.com.al