‘Një zyrtare e pandehur është intimiduar nga Balluku që të mos dëshmojë kundër saj’, Lala: Shkatërrimi i provave…

‘Një zyrtare e pandehur është intimiduar nga Balluku që të mos dëshmojë kundër saj’, Lala: Shkatërrimi i provave…

Gazetarja Klodiana Lala, ishte e ftuar në nje emision televiziv ku zbuloi detaje nga hetimi për zv/kryeministren Belinda Balluku. Lala tha se për shkak të vendimit të Kushtetueses për ta rikthyer në detyrë, SPAK ka konstatuar se Balluku është rrezik potencial për të prishur provat dhe intimiduar dëshmitarët dhe kjo ka ndodhur me një prej tyre. “Sipas tyre ka të dhëna se Balluku ka tentuar të ndërhyjë dhe ta pengojë hetimin përmes intimidimit të dëshmitarëve. Ka një zyrtare në detyrë e cila ka pretenduar dhe është e pandehur se është intimiduar që të mos rrëfehet kundër saj dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ministrisë së Energjisë”, tha Lala. Klodiana Lala: seanca plenare publike në Kushtetuese që kishte në thelb kërkesën e kryeministrit për ta shpallur antikushtetues...